Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
“Të qendrojmë në shesh deri sa të largohet Rama”, Kalaja: Drejtuesja e organizatës është e shoqja…
Adriana Kalaja thotë se mendimi i saj personal është që Kryeministria duhet të rrethohet deri në dorëheqjen e kreut të qeverisë, Edi Rama. Duke folur në MCN, Kalaja tha se kjo protestë do të bashkojë opozitën dhe demokratët e zhgënjyer. Ajo theksoi se në vijën e parë të protestës, apo nëse ndërmerret një veprim i tillë, duhet të jenë deputetët demokratë. “Sot ndryshuan të gjitha kushtet politike. Jemi përballë një situate të paprecedentë. Nuk flas në emër të PD-së, pasi prej 30 tetorit jam dorëhequr nga strukturat drejtuese. Do të dal aty si demokrate, si qytetare. Duhet të ngrihemi dhe të reagojmë. Jam për veprime radikale, që të rrethohet Kryeministria dhe të mos largohemi deri në dorëheqjen e Ramës dhe dorëzimin e tij përpara drejtësisë....