Të përjashtuarit në PD/ Gazetari Hoxha: Ishin mbështetës të Rithemelimit të Berishës, dalja pro Salianjit u kushtoi
Gazetari Ardit Hoxha thotë se të përjashtuarit në degët e PD në Durrës dhe Elbasan, janë njerëzit të cilët e mbështetën Sali Berishën, në procesin e tij për Rithemelimin, ku mori kontrollin e PD. Në emisionin “Newsroom” në ABC News, Hoxha u shpreh se mbështetja e tyre pro lëvizjes së Ervin Salianjit u kushtoi dhe mund ta shohin veten jashtë PD. “Ky tension 4-5 mujor që ka qenë konstant brenda strukturave, por edhe në distancë mes Salianjit dhe Berishës, gjatë kësaj javë u bë edhe më e dukshme. Lëvizja e lidershipit të PD vendosi të përjashtojë një pjesë të grupit të Durrësit dhe Elbasanit. Për rastin e Durrësit, është më specifik. Të dy zotërinjtë kanë qenë të zgjedhur. Dalja e tyre pro Saliannjit u ka...
Burimi:
javanews.al