“Të ndanim ballakumet me qeverinë?”/ Korreshi tregon se përse u bojkotua seanca e së martën në Kuvend: Na njoftuan se…

“Të ndanim ballakumet me qeverinë?”/ Korreshi tregon se përse u bojkotua seanca e së martën në Kuvend: Na njoftuan se…

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka komentuar bojkotin e seancës së martës në Kuvendin e Shqipërisë. I ftuar në një emision televiziv Korreshi u shpreh se në njoftimin për seancën, nuk ishte përfshirë fare fakti që do të votohej në lidhje me rezolutën për Iranin.“Seancën e së martës e bojkotuam sepse ishte vetëm njoftim, nuk ishte në rend dite as rezoluta për Iranin. Na njoftuan që do të ketë vetëm njoftime. Ne ishim në organizim proteste, e do shkonim atje të hanim ballakume? Çfarë protestë do ishte pa fjalime? Qytetarët thonë: jeni në protestë dhe ndani ballakumet me qeverinë”, tha Korreshi.