“Të mos e braktisim këtë vend të bekuar”, aktorja Rajmonda Bulku mban fjalën e parë në protestën e PD

“Të mos e braktisim këtë vend të bekuar”, aktorja Rajmonda Bulku mban fjalën e parë në protestën e PD

Protesta e Partisë Demokratike nisi zyrtarisht me luajtjen e himnit kombëtar dhe me fjalën e parë nga aktorja Rajmonda Bulku. “Ju falënderoj që sot doni një fjalë edhe nga unë, të kujtoj atë ditë historike të 20 shkurtit 1991, kur ne ishim të gjithë të bashkangjitur me grevën heroike të studentëve tanë. Me ta, nuk patëm frikë. Luftuam kundër një ushtrie që nuk duhet harruar se kishte Partinë Komuniste në krye,” u shpreh Bulku. “Kishim një frymë të gjithë bashkë, hoqëm frikën dhe morëm guximin tonë sepse deshëm lirinë, deshëm të rrëzonim sistemin që na kishte zaptuar dhe marrë lirinë tonë për shumë vite,” shtoi aktorja e njohur. Bulku bëri thirrje që ajo frymë e vitit 1991 të rikthehet edhe sot, me synimin për të...