Të martën seanca plenare e radhës, ja çfarë përmban Rendi i Ditës

Të martën seanca plenare e radhës, ja çfarë përmban Rendi i Ditës

Ditën e martë, më 3 shkurt, mbahet seanca e radhës parlamentare. Në bazë të urdhrit të kreut të Kuvendit Niko Peleshi, 14 pika janë në Rendin Ditës. Mes çështjeve që do të diskutohen janë ndryshimet në ligjin “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope” dhe në ligjin “Për mbrojtjen nga diskriminimi”. Ndërkohë do të zhvillohet edhe një interpelancë me Ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, kërkuar nga deputeti I Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Pikë tjetër në Rendin e Ditës është edhe Projektligji “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” dhe Projektvendimi “Për ngritjen eNënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm në përbërje të Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm”. Të martën do të shqyrtohen edhe ndryshimet për Komisionin...