“Të kthehet prostitucioni, zhigolo edhe për gratë”, ish-deputetja e PD hap debat me propozimin e bërë së fundmi

“Të kthehet prostitucioni, zhigolo edhe për gratë”, ish-deputetja e PD hap debat me propozimin e bërë së fundmi

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Ori Nebiaj, ka bërë një deklaratë që pritet të hapë debat në opinionin publik, duke kërkuar ligjërimin e prostitucionit në Shqipëri. Në një qëndrim publik, Nebiaj theksoi se fenomeni duhet trajtuar si një realitet ekzistues dhe jo si një çështje e stigmatizuar, duke sugjeruar ndërhyrje ligjore që do të garantonin më shumë kontroll dhe mbrojtje për personat e përfshirë. Ajo apeloi që çdo nismë ligjore të mos fokusohet vetëm te nevojat e burrave, por të marrë në konsideratë edhe gratë, të cilat sipas saj kanë po ashtu nevoja për përmbushje seksuale dhe duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë në këtë diskutim. Nebiaj, e cila në skenën politike konsiderohet si një zë me prirje progresiste, nënvizoi se një qasje moderne dhe...