“Të korruptuarit po përdorin kriptomonedha për fshehjen e parave”, Hoxha: Ja si i ndau 3 mln euro sekseri i Ballukut
Gazetari Poli Hoxha, i ftuar në nje emisionteleviziv, ka folur për hetimet e thelluara të SPAK ndaj pasurive të zyrtarëve të lartë që janë arrestuar ose po hetohen, duke theksuar rolin vendimtar të Shteteve të Bashkuara në zbulimin e skemave të fshehjes së pasurisë së paligjshme. Sipas Hoxhës, mungesa e një marrëveshjeje ekstradimi me Dubain e bën të vështirë ndjekjen penale të disa personave të shpallur në kërkim, çka ka sjellë ndërhyrjen direkte të SHBA-ve. Ai shtoi se autoritetet amerikane kanë asistuar gjithashtu në identifikimin e transaksioneve financiare në banka të huaja, përfshirë edhe ato në Zvicër. Gazetari theksoi se hetuesit kanë arritur në përfundimin se, nëse nuk u sekuestrohet pasuria, personat e përfshirë në korrupsion e përballojnë edhe burgun pa hezitim. Sipas tij, mënyrat...
Burimi:
sot.com.al