“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës
Pak orë para protestës së thirrur nga opozita më 18:00 para Kryeministrisë, kreu i PD Sali Berisha ka dhënë një mesazh përmes një postimi në rrjetet sociale. Berisha thekson rëndësinë e datës 22 mars, duke bërë thirrje që të gjithë të bashkohen kundër Ramës. “22 Mars 1992 – dita kur lindi demokracia. 22 Mars sot – dita për ta mbrojtur demokracinë! Ora 18:00, të gjithë para Kryeministrisë kundër Edi Ramës që e përdor ligjin si mburojë për vjedhjet e tij”, shkruan Berisha në një postim në “Facebook’, të shoqëruar me një foto nga viti 1992. Demokratët kanë zgjedhur që protestën ta zhvillojnë pikërisht sot për simbolikën e 22 marsit të vitit 1992, ditë që shënon fitoren e PD-së në zgjedhjet pluraliste pas rënies së komunizmit....
Burimi:
javanews.al