Të dënuar në Itali, të pafajshëm në Tiranë, zbardhen të pathënat nga dosja e dështimit të një hetimi pasuror

Të dënuar në Itali, të pafajshëm në Tiranë, zbardhen të pathënat nga dosja e dështimit të një hetimi pasuror

Më 3 janar 2018, një bankë në Shqipëri refuzoi transferimin e 250 mijë eurove nga një llogari bankare drejt një llogarie tjetër në Holandë, me arsyetimin e kontrolleve të brendshme. Por vetëm gjashtë ditë më pas, pothuajse e njëjta shumë u tërhoq cash nga e njëjta llogari bankare. Transaksionet u identifikuan më vonë si pjesë e një procedimi penal për veprën e pastrimit të parave, i regjistruar në emër të shtetasit Y.Seferi dhe rrethit të tij familjar. Pak javë pas transaksioneve, në fund të janarit 2018, Seferi, atëherë 46 vjeç, dhe bashkëshortja e tij u arrestuan nga policia italiane gjatë tentativës për t’u arratisur jashtë Italisë. Seferi, i identifikuar në Itali me nofkën “Daja”, kërkonte t’i shmangej operacionit antidrogë “Rexton”, që goditi dy rrjete trafiku...