Taulant Muka: Ftesa e Trump ekspozoi analfabetizmin funksional të kryeministrit

Taulant Muka: Ftesa e Trump ekspozoi analfabetizmin funksional të kryeministrit

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka, ka reaguar ashpër në rrjetin e tij social Facebook ndaj mënyrës se si kryeministri Edi Rama e paraqiti publikisht ftesën e marrë nga Presidenti amerikan Donald Trump, duke e cilësuar situatën si një rast tipik të “analfabetizmit funksional në nivel kryeministror”. Sipas Mukës, letra e dërguar nga Trump nuk përbën as nder personal, as moment historik dhe as ndonjë zhvillim të jashtëzakonshëm diplomatik, por është thjesht një ftesë standarde, e njëjtë për shumë liderë botërorë. “Joe Biden harron emra. Rama harron kontekstin. Një letër copy-paste, e dërguar nga Presidenti Trump dhe identike për shumë liderë botërorë, përjetohet si moment historik, majë e paimagjinueshme dhe nder personal i jashtëzakonshëm. Për ata që s’e dinë: është thjesht një ftesë standarde për shqyrtim...