Taulant Balla ironizon Mul Nokën: Kjo është e vetmja përgjigje që meriton
Deputeti socialist Taulant Balla ka reaguar ndaj deklaratave të Flamur Nokës, duke i kthyer një përgjigje të shkurtër në rrjetet sociale. Në reagimin e tij, Balla thekson se e vetmja replikë që meriton Noka, si për zhvillimet në seancën e sotme parlamentare, ashtu edhe për “çimkat” e sajuara, është një fotografi. “E vetmja replikë që meriton i vetmi Flamur që nuk di kur është ngritur flamuri kuq e zi në Vlorë, qoftë për seancën e Kuvendit sot, qoftë për ‘çimkat’ e sajuara, është kjo fotografi më poshtë,” shkruan Balla.
Burimi:
javanews.al