Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Tatimet gjobisin “Prestige Resort”, por rimbursojnë TVSH për tunelin e Llogarasë pa dokumente, shkelja nis nga Balluku
Dosja hetimore për skandalin e tunelit të Llogarasë, nxorri në pah abuzimet skandaloze me ligjin nga ana e zv/kryeministres Belinda Balluku, drejtorit të ARRSH, Evis Berberi dhe vartësve të tyre. Përveç se rritjes fiktive të faturave që kanë rënduar mbi buxhet dhe favorizimit të kompanisë turke e cila nuk ka kryer asnjë punim në tunel, ngrihen dyshime edhe mbi rimbursimin e TVSH-së për punimet e tunelit. Hetimi i hollësishëm i prokurorisë, e cila zbardhi aferën 190 milionë euro me ndërtimin e tunelit të Llogarasë nga SPAK, zbuloi shkelje të shumëllojshme që bëjnë përgjegjës, përveç Belinda Ballukut, edhe Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Kjo drejtori është përgjegjëse se ka lejuar firmën e ndërtimit të punojë plot 3 vite pa dokumentacion të vlefshëm ligjor, duke njohur TVSH-në...