“Taos së krimit do ja japin përgjigjen…”/ Paralajmërimi i Ballës për marrëveshjet PS-PD, kundërpërgjigjet Berisha

“Taos së krimit do ja japin përgjigjen…”/ Paralajmërimi i Ballës për marrëveshjet PS-PD, kundërpërgjigjet Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për gazetarët është pyetur lidhur me paralajmërimin e kreut të grupit të PS-së, Taulant Balla, për marrëveshjet PS-PD për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale, duke deklaruar se nëse opozita do të prishë dakordësinë e arritur, maxhoranca do të vijojnë punën edhe pa ta. Teksa e cilësoi Taulant Ballën si “Tao i krimit dhe Edi Ramës”, Berisha tha se atij përgjigjen do t’ia japin shqiptarët më 24 janar, në protestën e thirrur nga PD. “Asnjë përgjigje përveç asaj që do i japin shqiptarët më 24 janar Taos së famshëm të krimit dhe Edi Ramës. Ata kanë aneksuar parlamentin dhe qytetarët shqiptarë do të thonë fjalën e tyre, kjo është përgjigja ime”, tha Berisha. Kujtojmë se në mbledhjen...