Taksa në lejet e ndërtimit që do përdoret për strehimin, Rama: 3% i të gjitha bashkive do mblidhet në një fond të vetëm

Taksa në lejet e ndërtimit që do përdoret për strehimin, Rama: 3% i të gjitha bashkive do mblidhet në një fond të vetëm

Kryeministri Edi Rama njoftoi në Asamblenë e PS-së në Durrës se 3% i taksës së ndërtimit në të gjitha bashkitë, që do të përdoret për strehim, do të mblidhet në një fond të vetëm. “Kemi hyrë në fazën ku duhet të flasim edhe për strehimin e përballueshëm. Jemi duke bërë një riorganizim komplet të gjithë procesit të politikës dhe procedurave të strehimit. Kemi vendosur, jemi i vetmi vend që e kemi, një 3% në taksë për strehimin në lejet e ndërtimit. Edhe Bashkia Durrës ka potencialin të krijojë të ardhura të konsiderueshme nga lejet e ndërtimit., Ne do t’i mbledhim këto të ardhura në një fond të vetëm, por nuk do t’ia lëmë vetëm Tiranës le të themi, megjithëse ka nevojë më të madhe për...