Taksa e qarkullimit, Karakaçi: Modeli aktual është më i drejtë, Shqipëria nuk rrezikohet nga furnizimi përmes Hormuzit
Ministri për Energjinë dhe Infrastrukturën, Enea Karakaçi në fjalën e mbajtur pas mbledhjes së qeverisë, u shpreh kundër kërkesës për uljen e taksës së qarkullimit. Pas depozitimit nga PD të pr.ligjit për uljen e taksës së qarkullimit në nivelin e 2013-ës, Karakaçi u shpreh se një ndryshim i tillë do të rëndonte më shumë qytetarët. “Taksa e qarkullimit për tu ulur 45 lekë, nënkupton të jetë 45 lekë. Kjo nuk është 45 lekë. Ne kemi ndjekur model tjetër. Taksa e qarkullimit është e segmentuar, në pikat e karburanteve në daljen e taksës së qarkullimit, disa në pagesat e taksave të mjeteve. Kemi gjykuar se marrja e taksës së qarkullimit në pikën e karburantit është mjeti më mirë sepse paguajnë më shumë taksë ata që përdorin më...
Burimi:
javanews.al