Takimi në Mynih/ Balliu denoncon skandalin e AKSHI-t dhe Ergys Agasin tek drejtori i FBI-së për sigurinë kibernetike
Deputeti demokrat Klevis Balliu ka zhvilluar një takim në Konferencën e Siguris në Mynih me Brett Leatherman, Drejtor i Divizionit Kundër Krimit Kibernetik në Byronë Federale të Hetimit (FBI) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Balliu e ka informuar zyrtarin e lartë në lidhje me implikimin e krimit të organizuar në segmentet e sigurisë kibernetike në Shqipëri, duke ju referuar këtu skandalit të AKSHI-t dhe të Drejtorisë së Krimit Kibernetik në lidhje me Ergys Agasin. Balliu ka shprehur, gjithashtu, se opozita do vazhdojë të denoncojë të gjitha lidhjet e krimit me politikën, në veçanti të luftojë për të mbrojtur sigurinë kombëtare. Balliu deklaroi se Opozita e Shqipërisë mbështet plotësisht SHBA-në dhe luftën e saj kundër karteleve. REAGIMI I BALLIUT: Kënaqësi të takoja Brett Leatherman, Drejtor...
Burimi:
sot.com.al