Takimi me Ramën në Prishtinë, Kurti: Diskutuam për marrëveshjet bilaterale dhe sfidat e përbashkëta
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një vizitë zyrtare në Prishtinë, ku u prit nga homologu i tij, Albin Kurti, pas konfirmimit të qeverisë së tij vetëm disa ditë më parë. Përmes një postimi në rrjetet, Kurti zbuloi detaje nga takimi, ku ka publikuar edhe fotografi. Kurti shkruan se me Ramën diskutuan për marrëveshjet bilaterale mes dy vendeve dhe mundësinë për t’i shtuar ato. “Mirëprita Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për marrëveshjet bilaterale që kemi dhe fushat se ku mund t’i shtojmë ato, për mundësitë e reja dhe si t’i shfrytëzojmë sa më mirë, si dhe për sfidat e përbashkëta dhe mënyrat për t’i tejkaluar ato sa më lehtë. Me mandatet tona të ripërtërira, përmes bashkëpunimit ndërqeveritar dhe ndërshtetëror, le t’u shërbejmë edhe më...
Burimi:
vizionplus.tv