Takimi me misionin faktmbledhës të PPE, Bardhi: Sinjal i fortë se zhvillimet në Shqipëri janë në fokusin evropian!

Takimi me misionin faktmbledhës të PPE, Bardhi: Sinjal i fortë se zhvillimet në Shqipëri janë në fokusin evropian!

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka bërë me dije se grupi i PD u takuan sot në Kryesinë e Kuvendit me përfaqësues nga 28 parti simotra të Partisë Popullore Europiane. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se gjatë takimit u diskutuan disa çështje, përfshirë zgjedhjet, deformimin e demokracisë, kapjen e institucioneve, pengimi i drejtësisë dhe rrezikun e një shteti të dominuar nga interesa të kriminale. “Ky mision faktmbledhës nuk është thjesht një vizitë protokollare. Është një sinjal i fortë se zhvillimet në Shqipëri janë tashmë në fokusin europian. Rezolutat e PPE-së po konkretizohen me verifikim në terren dhe me dëgjimin e fakteve”, shkruan ai. Postimi i plotë:Sot, sëbashku me kolegët e Kryesisë së Grupit Parlamentar, u takuan në Kryesinë...