Takimi me Maznikun dhe Boçin, ambasadori i BE: Reforma territoriale të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ka zbuluar detaje përmes një postimi në “X” lidhur me takimin e zhvilluar me bashkëkryetarët e Komitetit Ad-Hoc të Reformës Territoriale dhe Administrative, Arbjan Mazniku dhe Luçiano Boçi ku në fokus ka qenë reforma territoriale. Gonzato e ka cilësuar takimin si konstruktiv teksa shton se ai nënvizoi rëndësinë e një reforme gjithëpërfshirëse dhe plotësisht transparente. Sipas tij mbetet thelbësore të sigurohet që reforma të ofrojë shërbime të përmirësuara për qytetarët dhe të jetë në përputhje me standardet evropiane. “Takim konstruktiv sot me bashkëkryetarët Arbjan Mazniku dhe Luçiano Boçi të Komitetit Ad-Hoc të Reformës Territoriale dhe Administrative në Parlamentin e Shqipërisë. Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, nënvizoi rëndësinë e një reforme gjithëpërfshirëse dhe plotësisht transparente, të ndërtuar mbi të...
Burimi:
javanews.al