Takimi me kryebashkiakët, zbulohen porositë e Ramës, çështjet që u diskutuan
Kryeministri i vendit, Edi Rama mblodhi këtë të premte kryebashkiakët në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë. Takimi nisi në orën 11:00, ndërsa u bë bilanci mbi punët e kryera nga bashkitë në të gjithë vendin. ABC News ka siguruar porositë që kryeministri Edi Rama ka dhënë për kryebashkiakët socialistë. Fokus të veçantë ka marrë “Paketa e Maleve”, një iniciativë e qeverisë, e cila synon që t’i japë një hov zhvillimi zonave të vendit. Gjithashtu Rama kërkoi angazhimi të shtuar në menaxhimin e mbetjeve, përpunimin si dhe pastrimi e tyre, sidomos në zonat turistike. Ndërkohë një pikë tjetër, e cila u la si detyrë nga kryeministri Rama ishte ngritja e emergjencave civile në nivel vendor. Partia Socialiste ka intensifikuar takimet me qytetarët dhe në...
Burimi:
javanews.al