Takimi me demokratët në Elbasan, deputetët e PD dhe Sali Berisha shtrojnë drekë me muzikë e valle (Video)
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka festuar për fundvit në Elbasan, i shoqëruar nga deputetë dhe mbështetës të tij. Në video, shihet teksa deputeti Blendi Himçi dhe simpatizantë demokratë kërcejnë nën tingujt e muzikës së Fatmira Breçanit dedikuar për kryedemokratin. Ndërsa Berisha shihet teksa qëndron i ulur dhe buzëqesh për atmosferën e krijuar. Kujtojmë që kryedemokrati ishte pasditen e sotme në Korçë, ku mbajti takimin me demokratët në kuadër të turit të tij të Foltores.
Burimi:
sot.com.al