Takimi me demokratët dje në Korçë, Salianji: PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin
Ervin Salianji, zhvilloi dje një takim me mbështetësit dhe strukturat demokratike në Korçë, të cilin e cilësoi si të mbushur me frymëzim. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ai tha se ky entuziazëm është parë në Durrës, në Gjirokastër, Elbasan, në Shkodër dhe dje në Korçën ‘e tij të zemrës’. Salianji shkruan se Partia Demokratike mbetet një forcë e fuqishme politike, me energjinë dhe kapacitetin për të sjellë ndryshim të vërtetë dhe rotacion politik në vend. Postimi i plotë Korça ishte një magjepsje Partia Demokratike është fuqi e jashtëzakonshme! Ka brenda vetes energjinë dhe frymëzimin për të sjellë ndryshim të vërtetë, për të përfshirë njerëz, për të shkuar përtej vetes, për të sjellë rotacionin. Këtë e kemi parë në Durrës, në Gjirokaster, Elbasan, në...
Burimi:
sot.com.al