Takimi i kryeministrit Rama me fermerët në Divjakë, Berisha: Arrogancë dhe përçmim ndaj tyre

Takimi i kryeministrit Rama me fermerët në Divjakë, Berisha: Arrogancë dhe përçmim ndaj tyre

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama me fermerët në Divjakë. Me anë të një postimi në Facebook, Lideri i opozitës e cilëson komunikimin e Ramës si arrogant dhe përçmues. Kryedemokrati shkruan se ajo që u pa në takimin e sotëm ishte përçmim dhe arrogancë, teksa thekson se ky është modeli i debatit të kryeministrit me qytetarët. “Arrogancë dhe përçmim, përçmim dhe arrogancë, ky është debati me Ramaduron!”, shkruan Berisha në Facebook.