Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë
Lideri i opozitës shqiptare dhe Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një sërë takimesh në Bruksel, ku ka ngritur alarmin për atë që e cilësoi si një “krizë të thellë demokratike” në Shqipëri. Gjatë vizitës së tij në Parlamentin e Rajonit të Brukselit dhe në Parlamentin Federal të Belgjikës, Berisha akuzoi qeverinë e Kryeministrit Edi Rama për përqendrim të pushteteve, manipulim të proceseve zgjedhore dhe lidhje me krimin e organizuar. Në takimin zyrtar me Presidentin e Parlamentit të Brukselit, Bertin Mampaka, kreu i opozitës bëri një ekspoze të situatës politike në vend. Duke iu referuar raporteve ndërkombëtare, veçanërisht atij të Institutit V-Dem, Berisha theksoi se klasifikimi i Shqipërisë si një “autokraci elektorale” është një kambanë alarmi për të ardhmen evropiane të vendit. Sipas...
Burimi:
javanews.al