Takim me Kallas e Kos, zbardhet agjenda dyditore e ministrit Hoxha në Bruksel
Më 10-11 mars 2026, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, do të zhvillojë vizitën e tij të parë zyrtare në Bruksel në cilësinë e kreut të diplomacisë shqiptare. Sipas njoftimit të MEPJ, ministri Hoxha do të pritet nga zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, si dhe nga Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos. Në fokus të takimeve do të jetë partneriteti në rritje mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, si dhe angazhimi për përparimin e mëtejshëm në përmbushjen e kalendarit ambicioz për mbylljen e negociatave të anëtarësimit deri në vitin 2027. Me ftesë të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), Ministri Hoxha do të jetë ndër folësit kryesorë në...
Burimi:
javanews.al