Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Tafani: PS u godit më fort se PD para zgjedhjeve! Arrestimi i Veliajt në shkurt, dëm i madh për mazhorancën
Analisti Endri Tafani, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, ka deklaruar se Partia Socialiste është goditur më fort nga Partia Demokratike para zgjedhjeve të 11 majit. “Reforma në Drejtësi u bë sepse u pa që modeli putinist i pushtetit, që një kryeministër lidhej me oligarkët dhe qëndronte 10 mandate, u pa që ishte faktor destabilizimi dhe prandaj u kërkua nga Amerika. Nuk e kemi vetëm ne, e ka bërë gjithë Europa Lindore. Kur u bë, personat e përzgjedhur kanë qenë në fondacionin Soros sepse ky fondacion ka insistuar për reforma. Ishte mekanizëm i fortë dhe gjatë kohës që ishte Kraja, nuk është se ka pasur ndonjë lëvizje të madhe. Tani që është konsoliduar si strukturë, goditjen më të...