Tabuja që theu Albin Kurti

Tabuja që theu Albin Kurti

Tabuja që theu Albin Kurti Nga Andi Bushati Kjo fitore e thelle e Kurtit dhe VV është thyerja e një tabuje. Ajo përbën rastin e parë që na dëshmon se edhe në vende si tonat, jetëgjatësia në pushtet nuk kalon vetëm përmes shkallmimit të demokracisëJehona e fitores shkatërruese që korri Vetëvendosja këtë 28 dhjetor, duke përsëritur rezultatin plebishitar të Shën Valentinit 2021, e kapërcen thjeshtë territorin e Kosovës. Duke u ngritur në mbi 50% dhe duke siguruar qeverisjen e vetme, pa koalicion, ajo po thyen një traditë ballkanike të vijueshmërisë së sukseseve elektorale. Prandaj kjo që ka ndodhur këtë të dielë ka fuqinë e një modeli të ri, të pa eksperimentuar më parë.Le të shpjegohemi. Që kur kjo pjesë e gadishullit tonë la pas krahëve...