Tabaku: Rritja e çmimit të karburanteve, nga taksat e larta dhe mungesa e konkurrencës

Tabaku: Rritja e çmimit të karburanteve, nga taksat e larta dhe mungesa e konkurrencës

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, reagoi sot për rritjen e çmimeve të karburanteve, duke theksuar se kjo situatë nuk lidhet vetëm me zhvillimet ndërkombëtare, por me politikat e qeverisë shqiptare. Tabaku u shpreh se konflikti në Gjirin Persik ka krijuar presion në tregjet globale të energjisë, por shumë vende në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor po marrin masa për të frenuar rritjen e çmimeve dhe për të mbrojtur qytetarët. “Sipas saj, në Shqipëri situata është ndryshe, pasi çmimet rriten menjëherë sapo ka tensione ndërkombëtare, ndërkohë që qeveria nuk ndërhyn për të mbrojtur konsumatorët”, theksoi Tabaku. “Pse rriten çmimet menjëherë të nesërmen e një konflikti botëror? Sepse kjo situatë është përgatitur prej vitesh. Qeveria shqiptare e ka lënë tregun e karburanteve të zhvillohet si një...