Tabaku në Konferencën e Sigurisë në SHBA: Ekonomia, çështje e sigurisë kombëtare
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, së bashku me deputetë të tjerë demokratë, morën pjesë në Konferencën e Sigurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u zhvilluan diskutime të nivelit të lartë me kongresmenë amerikanë dhe përfaqësues nga Ballkani Perëndimor mbi sfidat e reja të sigurisë në një kontekst global gjithnjë e më të ndërlikuar. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se tri shtylla kryesore u evidentuan gjatë diskutimeve: siguria ekonomike, procesi i integrimit europian dhe mbrojtja e infrastrukturës kritike. Sipas saj, këto nuk janë më thjesht politika zhvillimi, por elementë thelbësorë të sigurisë kombëtare, veçanërisht për vende si Shqipëria. Tabaku nënvizoi se Shqipëria, ka bërë hapa pas në këto drejtime vitet e fundit, ndërkohë që këto fusha lidhen drejtpërdrejt me...
Burimi:
opinion.al