Tabaku kundër Bankës Kombëtare të Zhvillimit: Rrezikon të kthehet në një tjetër lavatriçe financiare

Tabaku kundër Bankës Kombëtare të Zhvillimit: Rrezikon të kthehet në një tjetër lavatriçe financiare

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas miratimit dhe ngritjes së Bankës Kombëtare të Zhvillimit, e cila sipas saj rrezikon të kthehet në një tjetër lavatriçe financiare, një instrument i rrezikshëm pa asnjë kontroll real, përmes të cilit mund të abuzohen qindra miliona euro nga paratë e popullit. Reagimi Në kulmin e një krize të thellë korrupsioni, krize reale të qeverisjes dhe mungese legjitimiteti politik të shumicës, u miratua dhe u ngrit Banka Kombëtare e Zhvillimit.Në letër, synimi i kësaj banke paraqitet gjithmonë dashamirës për ekonominë. Ashtu siç ishin “dashamirëse” edhe inceneratorët, PPP-të apo tenderat publikë që sot janë simbol i abuzimit dhe korrupsionit, ku paratë e shqiptarëve përfundojnë në duart e një grushti njerëzish.Në realitet, pas kësaj fasade zhvillimi, Banka e Zhvillimit rrezikon...