Tabaku: Koha për t’i kthyer pushtetin lokal qytetarit, jo partisë! Reforma Territoriale kërkon model të ri dhe autonomi reale financiare

Tabaku: Koha për t’i kthyer pushtetin lokal qytetarit, jo partisë! Reforma Territoriale kërkon model të ri dhe autonomi reale financiare

Në një konferencë të nivelit të lartë për reformën territoriale, ku ishin të pranishëm përfaqësues të qeverisë, shumicës socialiste, trupit diplomatik dhe ekspertë të fushës, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, paraqiti një qëndrim të qartë dhe të strukturuar për nevojën e rishikimit të thellë të reformës së vitit 2015. “Ne sakrifikuam demokracinë për një efiçencë që nuk erdhi kurrë” Në fjalën e saj, Tabaku theksoi se reforma territoriale u ndërmor në mënyrë të njëanshme, pa konsensus politik dhe pa përfshirjen reale të opozitës, duke e kthyer një proces kombëtar në një vendimmarrje partiake. Sipas saj, rezultati pas një dekade është i prekshëm:• Njësi vendore më të mëdha në hartë, por më të dobëta në funksion.• Centralizim i fuqisë financiare në Tiranë.• Kryebashkiakë pa autonomi...