“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”
Kryeministri Edi Rama mbrojti idenë e anëtarësimin me kushte të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke thënë se nuk është e domosdoshme që ne të kemi të drejta të plota si shtetet e tjera. “Pse duhet ne patjetër në momentin e parë të kemi dhe deputetët tanë në Parlamentin Europian, apo se i mungojnë Parlamentit Europian druvarët që duhet t’ia çojmë ne me shpejtësi. Ne mund të jemi në një fazë të parë me përfaqësues të çuar nga partitë që rrinë në rolin e observatorit, mësojnë atje, hapen zyrat, kuptojnë si funksionon Parlamenti Europian, e kuptojnë që nuk është pyll, por që është një tjetër lojë. E kuptojnë që aty nuk mund të marrësh fjalën për procedurë edhe të mbash peng parlamentin me orë të tëra....
Burimi:
javanews.al