‘Ta harrojnë se zgjidhja për largimin e Ramës do vijë nga jashtë’, Paloka: Qëndrimi i SHBA nuk ka ndryshuar…
Edi Paloka thotë se është një nga njerëzit që nuk beson se Ramën do ta largojnë ndërkombëtarët. Në një dalje televizive, deputeti i PD, deklaroi se më e rëndësishme se mbështetja e ndërkombëtarëve është ajo çka po ndodh brenda vendit. “Nëse dikush mendon se do vijnë ata nga jashtë dhe do na e zgjidhin problemin, ta harrojnë. Për mua ndërkombëtarët, të paktën SHBA e kanë luajtur këtë rol. Mos dëgjojmë këto përrallat e Ramës për vizitën e Ivanka Trump. Nuk ka ndryshuar asgjë me administratën e Trump”, tha Paloka. Moderatorja: Ka nga ata brenda PD që po kthejnë sytë nga ndërkombëtarët? Edi Paloka: Në mënyrë të padiskutueshme këto shkojnë paralelisht, por determinante është cfarë ndodh në Shqipëri. Nëse dikush mendon se do vijnë ata nga...
Burimi:
sot.com.al