‘Ta bëjmë natën ditë këtë javë, të trokasim në çdo derë’, Berisha fton qytetarët: Të gjithë më 24 janar në Tiranë…

‘Ta bëjmë natën ditë këtë javë, të trokasim në çdo derë’, Berisha fton qytetarët: Të gjithë më 24 janar në Tiranë…

Kryetari i PD, Sali Berisha, i ka bërë thirrje demokratëve që këtë javë të shtojnë përpjekjet për të ftuar sa më shumë qytetarë në protestën e 24 janarit, që ai e cilësoi kryengritje paqësore. Berisha tha se shqiptarët po presin 24 janarin si ditën e tyre, si të vërtetën e madhe. “Secili nga ne këtë javë të bëjë gjithcka, të mos i mungojë Shqipërisë dhe lirisë më 24 janar, të mos i mungojë dinjitetit njerëzor më 24 janar. Mbarë bota po pret fjalën tonë, zërin tonë, guximin tonë, veprimin tonë. Ta bëjmë natën ditë këtë javë, të trokasim në cdo votër dhe në cdo derë, në cdo zemër në Tiranë e kudo, sheshet dhe rrugët e kryeqytetit të shndërrohen në triumfin e opozitës”, tha Berisha....