Sulmi rus pranë kufijve të BE dhe NATO-s, Spiropali: Kërcënim i sigurisë europiane

Sulmi rus pranë kufijve të BE dhe NATO-s, Spiropali: Kërcënim i sigurisë europiane

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, reagoi në rrjetin social X pas sulmit të fundit të Rusisë me raketë balistike me rreze të mesme mbi rajonin e Lvivit në Ukrainë, pranë kufirit me Poloninë. Spiropali tha se Shqipëria dënon fuqishëm përdorimin nga Rusia të një rakete balistike me rreze të mesme kundër rajonit të Lvivit në Ukrainë. “Një sulm kaq pranë kufijve të BE dhe NATO-s përbën përshkallëzim serioz dhe kërcënon sigurinë evropiane dhe transatlantike. Narrativat e trilluara të Rusisë zbulojnë natyrën agresive të veprimeve të saj”, tha Spiropali. Ministrja bën thirrje për masa të forta ndërkombëtare dhe presion më të madh ndaj Rusisë, duke riafirmuar mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën. “Bëjmë thirrje për masa të forta ndërkombëtare dhe presion...