Sulmi në Iran, Shkurti: Përplasje titanike mes SHBA dhe Kinës

Sulmi në Iran, Shkurti: Përplasje titanike mes SHBA dhe Kinës

Gazetari Armir Shkurti, i ftuar në emisionin Quo Vadis, deklaroi se ajo që po ndodh në Iran në thelb ka një prapavijë tjetër. Sipas tij, lufta e madhe po zhvillohet mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kinë për të rivendosur dominancën amerikane në botë. “Donald Trump shpalli në 2016 MAGA. Si do ta bëjë? Amerika gjatë pandemisë ishte e rrethuar nga Kina. Një luftë atipike e kishte pushtuar me laps dhe korrupsion. Hapi i parë ishte pastrimi nga kriminelët. Hapi i dytë ishte Irani dhe Venezuela. Unë them se kjo është një luftë titanike SHBA–Kinë për rifitimin e dominancës amerikane. Unë mendoj se edhe zgjidhja e problemit me Rusinë – unë nuk e quaj pushtim atë në Ukrainë. Ukraina pushtohet më thjeshtë nëse i...