Sulmi mbi Iranin, MEPJ thirrje qytetarëve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes

Sulmi mbi Iranin, MEPJ thirrje qytetarëve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes

Ministria e Jashtme e Shqipërisë sot në 28 shkurt iu ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Izrael, të tregojnë kujdes të shtuar, pas sulmit izraelit me raketa mbi Teheran. MEPJ njofton qytetarët shqiptarë që të tregojnë kujdes, të ndjekin me vëmendje njoftimet zyrtare dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë së autoriteteve vendore. Po ashtu, MEPJ ka lënë dhe numrat e telefonit, ku qytetarët shqiptarë mund të telefonojnë, nëse kanë nevojë për ndihmë. Njoftim për qytetarët shqiptarë në Izrael Në vijim të situatës së jashtëzakonshme u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Izrael të tregojnë kujdes të shtuar, të ndjekin me vëmendje njoftimet zyrtare dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë së autoriteteve vendore. Ministria e Punëve të Jashtme dhe...