Sulmi kibernetik ndaj Kuvendit/ Dervishi: Nuk u bë nga Irani, por njerëzit që kontrollonin AKSHI-n
Gazetari Ferdinand Dervishi ka deklaruar se sulmi kibernetik ndaj Kuvendit, nuk ishte nga hekerat iranianë, por njerëzit që kontrollonin AKSHI-n. Sipas Dervishit ata kërkojnë të thonë që janë të pazëvendësueshëm dhe se kërkojnë mbrojtje. “U kalua shumë në heshtje kjo histori. Kemi sulm të armatosur ndaj Iranit nga SHBA dhe Izraeli që ndodhi më 28 shkurt. Më 10 mars kur ishte kulmi i lajmeve për këtë punë, ne na hekerohet Kuvendi. Në një moment kur shteti yt është i sulmuar, të shkatërrojnë gjithçka, hakerat iranianë gjetën kohën të merren me diçka që ka zero vlerë. Nuk kemi të bëjmë me sulm nga hakerat iranianë. Është diçka tjetër. Është e besueshme dhe këtë thonë ata që unë kam pyetur. Nuk ka lidhje me hakerat iranianë. Kjo...
Burimi:
sot.com.al