Sulmi i Iranit në Azerbajxhan, Rama: Duhet dënuar me qartësinë më të madhe, ai regjim duhet izoluar plotësisht
Kryeminsitri Edi Rama ka dënuar sulmin iranian ndaj infrastrukturës civile në rajonin e Nahçivanit në Azerbajxhan ku pati disa persona të plagosur. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Rama thekson se përpjekje e regjimit të lig në Teheran për të terrorizuar popullsinë civile ose për të destabilizuar vende fqinje paqedashëse me qëllim që t’i provokojë ato kundër përgjigjes plotësisht të justifikuar të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Republikës Khomeiniste, jo vetëm që duhet të dënohet me qartësinë më të madhe, por duhet të shërbejë edhe si një arsye tjetër për ta izoluar plotësisht atë regjim në çdo mënyrë të mundshme nga çdo pjesë e mundshme e botës. The attack launched against the territory of Azerbaijan, targeting civilian infrastructure in the Nakhchivan region...
Burimi:
vizionplus.tv