Sulmi i fundit nga Irani, reagon MEPJ: Në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi i fundit nga Irani, reagon MEPJ: Në solidaritet të plotë me Turqinë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar në rrjetin social “X” , për sulmin e fundit me raketë balistike të Iranit në hapësirën ajrore të Turqisë. “Republika Islamike e Iranit vijon të përshkallëzojë konfliktin, duke sulmuar jo vetëm fqinjët e saj në Lindjen e Mesme, por edhe duke vënë në shënjestër Turqinë. Edhe një herë, NATO ka dëshmuar aftësinë e saj të jashtëzakonshme dhe reagimin e shpejtë në mbrojtje të Aleatëve dhe të sigurisë së tyre. Shqipëria dënon fuqimisht sulmin e fundit me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë, një partner strategjik i Shqipërisë dhe Aleat i çmuar në NATO. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Turqinë dhe me të gjithë Aleatët në mbrojtje të territorit, sigurisë dhe unitetit të Aleancës”,...