Sulmet ndaj Iranit, Milo: SHBA dhe Izraeli kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare, ja si duhej vepruar

Sulmet ndaj Iranit, Milo: SHBA dhe Izraeli kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare, ja si duhej vepruar

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se me sulmin ndaj Iranit, “SHBA dhe Izraeli kanë thyer ligjin ndërkombëtar”. “Unë kam mendimin që nuk është e papritur ajo çka ndodhi këto 2-3 ditë me sulmet amerikano-izraelite kundër Iranit, ishte një çështje e parashikuar. Vetëm koha na ndante se kur. Madje, erdhi në një moment kur para disa ditësh u fol dhe madje u përcaktua pak a shumë edhe dita se kur do të fillonte sulmi, dhe vërtetë filloi në atë moment kur thashethemet kishin marrë dhenë. Në radhë të parë duhet bërë dallimi midis qëndrimit që duhet të mbahet ndaj një regjimi siç ishte ai Teheranit, i Ali Khameneit. Një regjim që tashmë...