Sulmet e SHBA dhe Izraelit në Iran, reagon Rama: Garda Revolucionare Iraniane të shpallet organizatë terroriste! Ka ardhur koha për…

Sulmet e SHBA dhe Izraelit në Iran, reagon Rama: Garda Revolucionare Iraniane të shpallet organizatë terroriste! Ka ardhur koha për…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmeve të SHBA dhe Izraelit në Iran, ndërsa i ka bërë thirrje për shpalljen e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit si organizatë terroriste, duke theksuar se ka ardhur koha për veprime konkrete dhe jo vetëm deklarata politike. Në një reagim në “X”, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se Trupat e Gardës Revolucionare Islamike duhet të trajtohen zyrtarisht si organizatë terroriste, jo vetëm përmes sanksioneve ndaj regjimit të Teheranit, por duke u përfshirë në listën ndërkombëtare të organizatave terroriste, ashtu siç kanë vepruar tashmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja. Rama theksoi se qëndrimi i Shqipërisë nuk lidhet vetëm me mbështetjen ndaj Izraelit dhe vendeve arabe që kërkojnë paqe, apo me qëndrimet e aleatëve strategjikë, por mbi të...