Sulmet e Iranit, Spiropali: Regjimi i ajatollahëve kërcënim për sigurinë ndërkombëtare, liria sot ka fytyrën e vajzave dhe grave të Iranit
Ministrja e Jashtme në largim Elisa Spiropali ka reaguar për sulmet që Irani ka kryer së fundmi ndaj bazave amerikane. Përmes një reagimi, Spiropali thekson se regjimi i ajatollahëve është një kërcënim për sigurinë ndërkombëtare. Ajo shton se liria sot ka fytyrën e vajzave dhe grave të Iranit. Reagim i Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali: Situata në Lindjen e Mesme po hyn në një fazë të rrezikshme përshkallëzimi, me pasoja që tejkalojnë kufijtë e rajonit dhe prekin sigurinë globale. Në qendër të kësaj krize nuk janë vetëm shtetet dhe strategjitë. Janë njerëzit. Në Iran, qytetarë të zakonshëm kanë dalë në rrugë për dinjitet dhe liri. Shumë prej tyre janë vrarë. Të tjerë janë burgosur, apo zhdukur. Ne nuk mund ta trajtojmë...
Burimi:
vizionplus.tv