Sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon sërish Ambasada e SHBA: Do t’ju ofrojmë më shumë informacion sapo të…
Ambasada Amerikane në Tiranë reagoi për A2CNN lidhur me paralajmërimin e bërë dje se grupe të lidhura me Iranin mund të sulmojnë objektiva të caktuara në Shqipëri. E pyetur nga gazetarja Fjorela Beleshi nëse alarmi që njoftuan mbrëmë ka të bëjë me ndonjë kërcënim konkret apo informacion të besueshëm që ka të bëjë me Shqipërinë, apo bëhet fjalë për një paralajmërim paraprak në kuadër të zhvillimeve më të gjera rajonale, një zyrtar i ambasadës amerikane tha se “do të ofrojmë më shumë informacion sapo të jetë i disponueshëm”. Po ashtu Ambasada Amerikane vë në dukje se po bashkëpunohet ngushtë me autoritetet shqiptare për të vlerësuar situatën dhe për të zbutur rreziqet e sigurisë. “Administrata Trump nuk ka përparësi më të lartë se siguria dhe mbrojtja e...
Burimi:
javanews.al