Sula u emërua kryeinspektor i Përgjithshëm, Noka: Ne na sulmuan për gjysmëgjelin…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është emëruar kryeinspektor i Përgjithshëm. Pas publikimit të vendimit ka reaguar Flamur Noka, i cili shprehet ‘Berisha mund të gabojë kur afron, por ju kur largon’. Më tej ai shton ‘Të gjithë ata që kishin dyshime dhe na sulmuan për gjysmagjelin, e morën përgjigjen sot me zë dhe figure’ “Berisha mund të gabojë kur afron, por jo kur largon. Të gjithë ata që kishin dyshime dhe na sulmuan për gjysmagjelin, e morën përgjigjen sot me zë dhe figure”, shkruan Flamur Noka në një postim në rrjetet sociale.
Burimi:
opinion.al