‘Suel Çela i ka zgjidhur hall jete’, Salianji ‘shpërthen’ ndaj Nokës: Ke shitur PD dhe zgjedhjet! A e kalon dot oqeanin?
Përplasjet dhe akuzat mes Flamur Nokës dhe Ervin Salianjit po vijojnë prej ditësh në distancë, që kur ish-deputeti nisi foltoret, dhe si “mollë sherri” po trajtohet një personazh i njohur i botës së krimit Suel Çela. Salianji ka shpërthyer kundër Nokës me një status në rrjete sociale, duke iu përgjigjur numrit 2 të PD-së, i cili në një intervistë televizive deklaroi se Salianji nuk është më pjesë e Kryesisë dhe asnjë strukture në PD, pasi takimin në Elbasan e ka organizuar me Suel Çelën, Ergys Agasin dhe Ben Qimen. Ish-deputeti thotë se nuk ka asnjë lidhje me këto personazhe dhe i kujton Nokës akuzat për lidhjet e tij me Suel Çelën. “Flamur Noka është aksidenti më i madh politik në 35 vite PDSH”, nis Salianji...
Burimi:
javanews.al