“Subjekteve të ndershme u shkojnë kontrolle shtesë nga tatimorët”, Teliti: Ekonomia shqiptare ka nevojë për…
Dorian Teliti, ekspert dhe koordinator i programit të Partisë Demokratike, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar debatet mbi amnistinë fiskale dhe konceptin e paqes fiskale, duke ngritur shqetësime për mënyrën se si po trajtohen bizneset nga administrata shtetërore. Sipas Telitit, amnistia fiskale i referohet të shkuarës, ndërsa paqja fiskale synon të ardhmen. “Amnistia është një thirrje për ata që kanë detyrime të prapambetura, për t’u ulur dhe për t’i shuar ato. Në këtë hamulli të madhe që është ekonomia shqiptare, bilancet duhen pastruar, por mënyra se si bëhet kjo është thelbësore”, u shpreh ai. Ai theksoi se lidhja e amnistisë vetëm me aspektin kohor, pa një analizë të detajuar dhe pa instrumente shtesë, e bën procesin të padrejtë. Sipas tij, shteti duhet të...
Burimi:
sot.com.al