Studioja ligjore amerikane: Ndjekje penale e padrejtë ndaj Erion Veliajt dhe shkelje sistematike e shtetit të së drejtës
Një raport i ri i firmës ligjore amerikane Kasowitz LLP, i datës 10 mars 2026, denoncon vazhdimin e asaj që e cilëson si “ndalim dhe ndjekje penale të padrejtë” të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Dokumenti argumenton se veprimet e fundit të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po cenojnë rëndë procesin e rregullt ligjor (due process) dhe po dëmtojnë besueshmërinë ndërkombëtare të reformës në drejtësi në Shqipëri. Sipas raportit, një nga shkeljet më flagrante është bllokimi i aksesit të Veliaj në dosjen hetimore (evidence file), e cila përmban rreth 60,000 faqe. Për muaj të tërë, SPAK dhe Gjykata e Seancës Paraprake kanë penguar mbrojtjen të njihet me provat, duke e detyruar Kryebashkiakun të përballet me procesin pa mjetet...
Burimi:
javanews.al