Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Strazimiri: Duan ta heqin qafe Ballukun, por nuk e dinë se si. Në mbledhje nuk pati asnjë sekret
Deputeti i PD-së, Gent Strazimiri i cili është edhe anëtar i Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit ka zbuluar detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura ku duhej të vendosej për imunitetin e zv/kryeministres Belinda Balluku. ‘Jo, nuk ka pasur fare lidhje me USB-në, të paktën jo në mbledhja në të cilën diskutuam sot. Mbledhja u bë me dyer të mbyllura, pavarësisht insistimit tonë që të gjithë gazetarët të ishin aty dhe opinioni publik të dëgjonte diskutimin dhe sigurisht, në qoftë se eventualisht kishte sekrete apo ku di unë se çfarë, me kërkesë të prokurorisë sigurisht që mund të të bëhej një pjesë e rezervuar e mbledhjes. Po sot, nga ora 10:30 deri në orën 4:00 kur dolëm që atje, nuk pati asnjë sekret. Pati vetëm...