“Strategji e qëllimshme për të shmangur llogaridhënien”/ Boçi: Po e ktheni Kuvendin, në një institucion pa vlerë

“Strategji e qëllimshme për të shmangur llogaridhënien”/ Boçi: Po e ktheni Kuvendin, në një institucion pa vlerë

Deputeti Luçiano Boçi në konferencën e Kryetarëve, deklaroi se Kuvendi po kthehet në një institucion pa vlerë. Boçi ka kërkuar që të shtohet numri i seancave parlamentare, duke nënvizuar se ligjet po miratohen natën pa debat dhe pa asnjë transparencë. “E keni kthyer Kuvendin e Shqipërisë në një institucion pa vlerë. Ligjet po miratohen natën, pa debat dhe pa transparencë, në shkelje të hapur të çdo standardi parlamentar. Sillni në seancë nga 20 projektligje njëherësh, pa asnjë vëmendje, pa diskutim dhe pa përfshirje reale të opozitës. Kjo mënyrë funksionimi e zhvesh Kuvendin nga roli i tij kushtetues. Është e papranueshme dhe skandaloze që ndryshime të rëndësishme në Kodin Penal, me pasoja të thella për shoqërinë, të kalohen në orën 3 të mëngjesit, pa konsultim, pa...